Interneti në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim pas dyshimeve për monopol

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës, në tregun e aksesit të shërbimit të internetit, njofton Scan TV.
Procedura ka nisur pas disa ankesa të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi problematikat në zgjedhjen e ofrimit të shërbimit të internetit banorëve në disa komplekse banimi në Tiranë.
Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në tregun e aksesit të shërbimit të internetit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës, ka problematika dhe mund të ketë elementë të abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrjet e administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranë.
Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga data 1 janar 2020 deri në 13 tetor 2023.
Monopolet e ofrimit të shërbimit të internetit me linja fikse nuk janë të rralla në godinat e banimit në Tiranë. Shpeshherë, vetë firmat ndërtuese ose kompanitë e administrimit japin të drejtën e vendosjes së infrastrukturës së lidhjes për një ofrues të vetëm shërbimi, duke penguar kompanitë e tjera.
Një praktikë e tillë iu heq banorëve e pallateve mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron t’i marrin shërbimet e komunikimit fiks, si internet, IPTV apo telefoni nga një ofrues i vetëm shërbimi.
( Sipas Scan TV )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




