Ish-volejbollistja Ela Tase thirrje për vaksinimin: I vetmi shpëtim për jetën!

Sociale | 5 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot mesazhin e ish-volejbollistes së njohur Ela Tase, e cila i bën apel qytetarëve të vaksinohen. “Vaksinimi është i vetmi shpëtim për jetën dhe shëndetin për secilin prej nesh. Humbëm njerëz të dashur e të shtrenjtë pa radhë e pa moshë, pa arritur dot mbërritjen e vaksinës ndaj COVID-19”, thekson Tase. Ish-volejbollistja Tase shprehet se “një peng i madh sepse nëse do ishin vaksinuar mund të ishin mes nesh. Vlerësojeni jetën, ajo është e shtrenjtë”. Në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit, ku prej 1 nëntor po kryhet edhe aplikimi i dozave të treta për personat mbi 60-vjeç dhe po ashtu edhe vaksinimi i të miturve mbi 16 vjeç dhe për ata nga 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme