Izraeli tërhiqet nga negociatat, Mosad akuza Hamasit për mozbatim të marrëveshjes për pengjet

Botë | 3 vite më parë

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës izraelite Mosad urdhëroi ekipin e tij në Katar të kthehej në Izrael pas udhëzimit të marrë nga kryeministri Benjamin Netanjahu. “Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj të marrëveshjes, që  përfshinte lirimin e të gjithë fëmijëve dhe grave sipas një liste që i ishte ofruar Hamasit dhe miratuar prej tij”, tha ai. 

Katari ndërmjetësoi negociatat mes Hamasit e Izraelit që nga shpërthimi i luftës, duke luajtur një rol kyç në organizimin dhe zgjatjen e armëpushimit njëjavor dhe lirimin e pengjeve. 

Ndërkohë presidenti francez Emanuel duke paralajmëruar një vizitë në Katar për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi të ri tha se Franca ishte shumë e shqetësuar nga rifillimi i dhunës në Gaza.  

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris theksoi nga Dubai se “Shtetet e Bashkuara në asnjë rrethanë nuk do të lejojnë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor, rrethimin e Gazës ose ndryshimin e kufijve të saj.”  Komentet e saj erdhën gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi. Harris e bëri të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Gazën dhe SHBA-të do të mbeten të përkushtuara për të ndjekur lirimin e të gjithë pengjeve. 

Faza tjetër e ofensivës izraelite pritet të fokusohet në Gazën jugore, ku janë strehuar qindra mijëra palestinezë. Banorët e Han Junis thanë se përjetuan bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës. Zyrtarët izraelitë dyshojnë se anëtarë të Hamasit fshihen në këtë qytet. Ministria e shëndetësisë  në Gaza tha se rreth 200 persona janë vrarë në 24 pas përfusnimit të armëpushmit. 

Gjatë së shtunës kamionët me ndihma u lejuan të hyjnë nga Egjipti në Gaza për herë të parë që nga përfundimi i armëpushimit të premten.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme