Izraeli u bën thirrje qytetarëve që të largohen nga Egjipti dhe Jordania

Botë | 3 vite më parë

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që menjëherë të largohen nga fqinjët e Egjiptit dhe Jordanisë nga frika e sulmeve hakmarrëse për luftën në Gaza, njofton ATSH.

Ministria e Jashtme në Jeruzalem publikoi një rekomandim për këtë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), duke njoftuar një nivel të lartë kërcënimi për qytetarët e saj në ato vende.

Kjo përfshin gjithashtu gadishullin e Sinait, një destinacion popullor turistik për shumë izraelitë.

“Duke marrë parasysh luftën në vazhdim, ne po shohim një rritje të konsiderueshme të protestave anti-izraelite në vendet anembanë botës në ditët e fundit, dhe veçanërisht në vendet arabe në Lindjen e Mesme” bëhet e ditur në njoftim.

Për Marokun, si për Jordaninë dhe Egjiptin, rekomandimi është që të përmbahen nga udhëtimet jo thelbësore. Një paralajmërim udhëtimi vlen edhe për vendet e tjera në rajon, si Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.  

Marrë nga ATSH 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme