“Jam shqiptar, lus Zotin të bëheni deputete”, historia e të vetmes grua shqiptare që kandidon për Parlamentin e Brukselit

Habibe Duraku është kandidatja shqiptare për Parlamentin e Brukselit, e cila shpreson të marrë postin e deputetes gjatë votimeve të fundjavës. Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Duraku tha se shpreson të ketë mbështetjen e bashkatdhetarëve të saj.
Ajo gjithashtu ndau edhe në takim me një fëmijë gjatë fushatës, ku i kishte thënë se lutej që ajo të zgjidhet deputete.
“Sfidat janë të shumta dhe aspekti ekonomik është i pari pasi prek të gjitha fushat e jetës së njerëzve, sigurimi social këtu në Belgjikë. Sfidë mbetet dhe problemi me sigurinë dhe problematikat e tjera.
Mua më ftoj partia që të jem kandidatë në zgjedhjet rajonale dhe shpresoj që të kemi mbështetjen dhe t’ia dalim në këto zgjedhje. Në mbështetjen e bashkatdhetarëve të mi besoj dhe të njerëzve që kam ndihmuar dhe përkrahur.
Dua t’ju tregoj një gjë që më ndodhi, kur gjatë fushatës ishte fëmijë i vogël që m th që jam shqiptar dhe më shprehu dashurinë, kur ju shoh në këtë post më tha lus zoti që do na bëhesh deputete dhe u emocionova nga një fjalim i një fëmijëve të tillë kaq të sinqertë”, tha ajo
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




