“Jashtë”: Pochettino konfirmon mungesën e Brojës në ndeshjen

Angli | 3 vite më parë

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se sulmuesi i Chelseat, Armando Broja nuk do të jetë i aftë për t’u përballur me Arsenalin nesër. Ai pohoi në konferencën për shtyp para ndeshjes se pavarësisht se disa lojtarë do të vlerësohen nesër, sulmuesi shqiptar definitivisht nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me rivalët e tyre londinez.

Pochettino-s iu krijuan shumë problem në skuadër gjatë pushimit ndërkombëtar pasi disa lojtarë morën dëmtime. Megjithatë, problemi më i madh është Broja, i cili nuk u shfaq për Shqipërinë pavarësisht se u zgjodh për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Sylvinho, trajneri i skuadrës, pohoi se lojtari nuk ishte gati të paraqitej për vendin e tij pasi mbërriti me një problem në gju. Broja ka luajtur dy ndeshje me klubin që kur u kthye nga dëmtimi që e mbajti jashtë për shumicën e sezonit të kaluar.

“Ne duhet të vlerësojmë Axel, Nico, Reece. Broja është jashtë. Kemi disa lojtarë që duhet t’i vlerësojmë. Benoit mund të jetë i disponueshëm për të qenë në pankinë”, ka deklaruar Pochettino.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme