Java e dhjetë, sfida interesante

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Kategoria e Parë rikthehet në fushën e lojës të shtunën, ndërsa të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë do të zhvillohen në ora 14:00. Kryesuesja Bylis, edhe duke pritur Besën në “Adush Muça”, teksa kavajasit gjenden nga fundi i tabelës së renditjes, duket se do ta kenë të lehtë mbajtjen e vendit të parë. Mund të konsiderohet e sikletshme transferta e Elbasanit në Luz, apo e Apolonisë në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Aq më tepër që si Luzi, që është në vendin e fundit, ashtu dhe Kastrioti kanë nevojë maksimale për pikë. Sfidë interesante në Peshkopi mes Korabit dhe Flamurtarit, dy skuadra që qëndrojnë në mesin e tabelës dhe janë në të njëjtën kuotë pikësh. E në të njëjta nivele edhe Tomori – Burreli. Më poshtë po ndiqni tabelën e javës së dhjetë, ndërsa Kategoria e Parë pritet të ofrojë emocione të mëdha.

JAVA X

4 NËNTOR 2023

Tomori – Burreli            ora 14:00

Vora – Lushnja              ora 14:00

Korabi – Flamurtari       ora 14:00

Luzi 2008 – Elbasani     ora 14:00

Kastrioti – Apolonia      ora 14:00

Bylis – Besa                            ora 14:00  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme