Jetojmë me prindërit deri vonë/ Psikologët thonë se ndikon kultura dhe kushtet ekonomike

Të rinjtë shqiptarë në ndryshim nga bashkëmoshatarët në Evropën Perëndimore dalin të jetojnë më vete, në një moshë relativisht më të madhe.
Sipas psikologes Entela Binjaku arsyeja kryesore është ana ekonomike.
” Faktorët ekonomikë janë përcaktues në këtë largim nga streha familjare, për aq kohë sa pagat janë të vogla, vendet e punës janë të pasigurta, të ardhurat që siguron një ri ri nuk ja mundëson atij, blerejn e një banese apo daljen në një banesë të pavarur” tha zonja Binjaku për RTSH.
Ndërkohë të pyetur jashtë kamerës, të rinjtë flasin se kushtet financiare, por edhe tradita janë ato që nuk i lënë të jetojnë më vete. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga prindërit e tyre.
“Çdo i ri duhet ta fillojë me një shtëpi jetën! Pa shtëpi… do t’i duhet gjithë jetën të punojë për shtëpi” thotë një i moshuar.
” Ose i llastojnë mamatë, ose nuk kanë shumë para” thotë një grua.
Por një e re thotë se nuk ka më mirë se të jetosh me prindërit pasi i ke vetëm një herë në jetë.
Për psikologen Binjaku problem mbetet edhe për çiftet e reja të cilët vijojnë ti mësojnë femijët jo shumë të pavarur prej tyre.
” Prindërit e rinj janë tejet të lidhur me fëmijët e tyre dhe nuk e çojnë ndonjëherë në mendje që ata të jetojnë veçmas” thotë ajo.
Instituti evropian i statistikave në një studim tregon se në vitin 2022 gati 70 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç jetojnë në familje ku përveç prindërve kanë edhe gjyshërit.
Ndërsa në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %.
Gazetare Amela Koçerri
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




