Jonson, përgatituni për një dalje nga BE pa marëveshje tregtare

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson bëri komentin e parë pas takimit me presidenten e KE, Von Der Leyen ku pranoi se ekziston një “mundësi e madhe” që Mbretëria e Bashkuar të dështojë në arritjen e një marrëveshje tregtare me BE pas Brexit.
Në daljen e tij për mediat, Jonson tha se është koha që sipërmarrjet dhe njerëzit të përgatiten për një rezultat pa marrëveshje.
Bisedimet vazhdojnë ende mes palëve, por kryeministri paralajmëroi diferenca të mëdha për të siguruar një marrëveshje.
Afati është duke përfunduar për të arritur një marrëveshje përpara se Mbretëria e Bashkuara të ndalojë së ndjekuri rregullat e tregtisë së BE më 31 dhjetor.
Javët e bisedimeve intensive midis zyrtarëve nuk kanë arritur të kapërcejnë pengesat në fushat kryesore, duke përfshirë rregullat e konkurrencës dhe të drejtat e peshkimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



