Kalaja kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe bashkëshortes së tij

Në emër të Rithemelimit, Adriana Kajala ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj Kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes së tij Linda Rama, Sekretarit të Përgjithshëm i kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe ish-drejtori i Kadastrës Artan Lame, lidhur me konsumimin e shumë veprave penale nga pastrimi i parave e deri te grupi i strukruruar kriminal.
“Shkojme ne SPAK për kallëzim ndaj Edi Rama, Linda Rama, Ëngjëll Agaçi, Artan Lame etj, lidhur me konsumimin e shumë veprave penale nga pastrimi i parave e deri te grupi i strukruruar kriminal dhe që lidhen me:
- Grabitjen e 5 000 m2 tokë në Surrel.
- Zhdukjen e 52 milionë USD nga ABI Banka 3 ditë pas dorëheqjes së Linda Ramës.
- Shpenzimet u udhëtimit me charter duke përfshirë edhe atë të mbrëmshmen.
- Fakte të bëra publike nga Rai 3 episodi i parëTokë në një zonë të mbrojtur është marrë me 2 mijë lekët të vjetra për metër 2 dhe është marrë duke falsifikuar dok zyrtarë nga vjehrra e një ish-zyrtari të lartë të PS që sot është ambasador në Amerikë.
Pjesë e këtij kallëzimi është veprimtaria e paligjshme e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. Këto janë në të njëjtën linjë, me të njëjtin precedentë, siç është bërë dhe me tokën e bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka.
Pra investohen personalisht por jo në emrin e tyre, duke futur persona të tjerë. Unë për këtë do ju bëj publike një shkresë e 2008 dhe Lindita Xhillari, sot Lindita Rama është interesuar për të njëjtën pronë, që më pas me falsifikime me ushtrim të ndikimit të paligjshëm kanë bërë tokë arë të ndarë me ligjin 7501. Sot vila në Surrel është ndërtuar në këtë pronë që është interesuar Lindita në vitin 2008”, tha Kalaja për mediat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



