Kaleci: Opozita në Turqi është në luftë të brendshme, se kush do të jetë lideri i ri

Erman Kaleci, ish- konsull në Stamboll tha në emisionin “3D nga Alban Dudushit” se opozita në Turqi është në luftë të brendshme. Kaleci theksoi gjithashtu është e rëndësishme që të bëhet një analizë liderit të ri, se kush do të jetë ai.
“Në opozitë ka filluar një luftë e brendshme, kush është lideri i kësaj partie, vërtet ishte një sukses i opozitës që mori bashkitë por duhet të bëjmë edhe një analizë sepse Stambolli nuk ka marrë vota por ka fituar me anën e kurdëve.
Opozita nuk është e konsoliduar, populli kishte një lodhje, një mërzitje. E para është rënia ekonomike ndoshta Erdogan do ti shikoj këto gabime do shkojë në rregullimin e tyre dhe do të shikoj opozitën”, tha Kaleci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




