Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Koçi: Përpjekje për grusht shteti kundër SPAK

Deputeti socialist, Petro Koçi e komenton si përpjekje për “grusht shteti kundër SPAK”, kaosin e krijuar të hënën nga Rithemelimi në Kuvend.
Sipas tij, grabitja e Klubit Partizani, fallsifikimi i dokumentave, përdorimi i pushtetit kryeministror për të legalizuar manovrat e përvetësimit të trojeve publike në favor të familjarëve, “janë përgjegjësi penale, të cilave nuk mund tu shpëtosh me 14 shtatorë të rinj.”
“Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rëndë shumë parlamentarë të opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK-ut, duke tentuar të zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi, ata në fakt nuk po sulmojnë maxhorancën por vetë shtetin, vetë Republikën.”, shkruan Koçi.
Sipas tij, sakrifica solidare e ca deputetëve për të zgjidhur me mjete dhune hallet personale të një kampioni të korrupsionit qeverisës, kompromenton rëndë betimin e tyre kushtetues.
“Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtesisë së vjetër, e cila varej nga qikllopët e politikës së korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje. Kjo drejtësi e re mund të themi se po hedh themelet e një Republike të Re. Koha e pandeshkueshmërisë prepotente ka marrë fund. Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e të korruptuarve nuk mund ta rrëzojnë këtë Republike të Re.”, shkruan Koçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




