Kaosi në Kuvend/ Braçe-Rithemelimit: Milici fashiste, janë shndërruar në njerëz të dhunshëm

Politikë | 3 vite më parë

Teksa “Rithemelimi” në Kuvend ka përmbysur karriget e socialistëve duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare, deputeti i Partisë Socilaiste Erion Braçe në një deklaratë për media para Parlamentit, e sheh këtë sjellje si milici fashiste.

Ai shprehet se deputetët demokratë janë shndërruar në njerëz të dhunshëm.

“Ai nuk është një aksion, por një milici fashiste. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste”, tha Braçe.

Ky i fundit, pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesat e opozitarëve për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Braçe deklaroi se cilido nga politikanët që ka një akuzë mbi kurriz, s’duhet të përdorë parlamentin dhe partinë politike, por avokatin e tij për të komunikuar me prokurorin dhe gjyqtarin.

Deputeti u shpreh se në lidhje me kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për sterilizimin, po heton SPAK. Dhe për sa kohë ka shkuar në akuza penale, sipas Braçes, çdo lloj hetimi tjetër është i pavlerë.

“Është kërkuar ngritja e një komisioni për sterilizimin, të instrumenteve kirurgjikale. Për këtë çështje heton SPAK, ka marrë të pandehur SPAK, janë në burg njerëz për këtë çështje. Çdo bëjë parlamenti që s’ka në detyrimin e tij që të ngrejë akuzë penale? Kemi shkruar te akuza penale dhe çdo lloj hetimi tjetër është i pavlerë.

SPAK ka arrestuar, jemi në një stad tjetër. Çdo lloj iniciative që relativizon apo sulmon SPAK-un, si dje, që u akuzua si organizatë kriminale, nuk ka lidhje më me komisionet hetimore por gjuhën përkundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Mendoj që njerëzit që janë aty duan që drejtësia të veprojë”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme