Kara: 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Metës

Juristi Romeo Kara ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Ilir Metës.
“Nga ana juridike ishte e pritshme, kurse nga ana sociale jemi të interesuar edhe për sjelljen, pjesën etike, jo vetëm ato norma që janë sanksionuar me ligj. Ka qenë një vendim i pritshëm jo vetëm nga ana juridike. Dje ka pasur një sondazh real ku 85 për qind ishin pro këtij vendimi, pavarësisht se vendimi gjyqësor nuk merret nga votimi i popullit”, u shpreh Kara.
Ai vuri në dukje se edhe perceptimi i opinionit publik për Ilir Metën është negativ dhe 98 për qind sipas tij e shohin si të padëshiruar në politikë.
“Por në opinion ai është i dënuar me kohë me referendum. 98 për qind e shohin të padëshiruar, të panevojshëm. Madje të largohej nga politika. Mendoj që lufta ndaj krimit duhet të pa ngjyrë. Korrupsioni dhe krimi nuk ka ngjyrë. Të ndahen njerëzit e devotshëm nga të pa devotshëm”, tha më tej juristi Kara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




