Karamuço: Dy gabimet e Veliajt u vetëquajt bashkëpunëtor dhe koleg me hetuesit e BKH

Politikë | 3 vite më parë

Pasi dëshmoi për 8 orë në SPAK lidhur me çështjen e incineratorëve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha për mediat se ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme si bashkëpunëtor duke iu referuar hetuesve si kolegë dhe se e kishte kërkuar vetë një takim të tillë.

Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH se përdorimi i termit “bashkëpunëtor” në fakt do të thotë të pranosh vetëfajësinë. Sipas tij, përdorimi i këtij termi nga Veliaj erdhi për shkak të “paditurisë në mënyrën si komunikon me institucionet e drejtësisë”.

“Janë disa politikanë që nuk janë mësuar me institucionet e drejtësisë dhe si komunikohet me ta, se të thuash bashkëpunëtor hap një kapitull tjetër pastaj me gjëra komplet të tjera, se vetëfajësia…, po e the atë duhet të kesh një avokat nga mbrapa. Ishte padituri në mënyrën si komunikon me institucionet e drejtësisë”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme