KAS vendos sanksione administrative për 13 kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur gjobë gjobë në masën 5 000 lekë, ndaj 13 kryetarëve të deritanishëm të bashkive të vendit të cilët kishin kryer kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet. 

Ata janë:

1. z. Fran Tuci, Kryetar i Bashkisë Fushë Arrëz;

2. z. Andis Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik; 

3. z. Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës; 

4. zj. Majlinda Qilimi, Kryetar i Bashkisë Delvinë; 

5. z. Adem Lala, Kryetar i Bashkisë Has;

6. zj. Luiza Mandi, Kryetar i Bashkisë Libohovë; 

7. z. Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak; 

8. z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë; 

9. z. Kreshnik Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë; 

10. z. Bardh Spahia, Kryetar i Bashkisë Shkodër; 

11. z. Mark Babani, Kryetar i Bashkisë Vau Dejës; 

12. z. Eduard Duro, Kryetar i Bashkisë Devoll; 

13. z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Bashkia Divjakë.

KAS vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 3.000 lekë edhe ndaj: 

1. zj. Joana Duro, person përgjegjës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

2. zj. Risena Xhaja, person përgjegjës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

3. zj. Edlira Zyfi, person përgjegjës pranë Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve;

4. z. Gazmend Turdiu, person përgjegjës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme