Kaso: Administrata e politizuar s’mund të menaxhojë zgjedhjet, edhe BE kundër

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi në RTSH 24 se opozita nuk mund të japë dakordësinë për propozimin e bërë nga mazhoranca, që komisionerët dhe administruesit e zgjedhjeve të zëvendësohen me administratë publike.
“Një proces zgjedhor në emër të politizimit apo nën këtë preteksti, synon që të largoi komisionerët apo administruesit e këtij procesi, gjoja me qëllim ta mbushë me administratë publike, të depolitizuar. Ky është një propozim sikur t’ia varësh ‘ujkut mëlçitë në qafë’. Pra i bie që t’i japësh mazhorancës gjithë komisionerët.”
Për opozitën ky propozim është i dështuar, theksoi Kaso por ajo që duhet të gjejmë konsensusin është vota e diasporës, votimi elektronik.
Sipas tij, jo vetëm Partia Demokratike dhe opozita e ka denoncuar politizimin e administratës por për këtë e kanë denoncuar dhe Bashkimi Evropian.
“Depolitizimi i administratës është një shaka e madhe dhe shashkë e mazhorancës. Jo më larg se para pak ditësh kemi dhe një deklaratë nga BE-ja, e cila I referohet dhe qëndrimit të ekspertëve të BE-së në 2020 të cilët kanë asistuar procesin e Reformës Zgjedhore, të Këshillit politik në atë kohë, të cilët janë shprehur kundër përdorimit të administratës publike gjatë fushatës. Sipas tyre, administrata publike në Shqipëri është thellësisht e politizuar”.
Ndaj thekson ai, nuk është vetëm opozita por tashmë dhe BE-ja ka ngritur këtë alarm dhe artikulojnë qartë që administrata është thellësisht e politizuar.
Duke folur për votën e emigrantëve, Kasa theksoi se vota e diasporës është detyrë ligjore dhe për këtë është e nevojshme që të arrihet konsensusi.
“Diasporën duhet ti jepet mundësia që të votojë e lirë. Pastaj nëse ata duhet të zgjidhin ofertën opozitare apo kënaqen me propagandën e qeverisë kjo është në dorën e tyre. Vota e diasporës është detyrim ligjor. I vetmi vend që nuk ja mundëson emigrantëve të vetë. Janë të gjitha shanset që të gjendet një marrëveshje për të paktën gjerat kryesore. Kemi dy detyrime që në burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetues sikurse është çështja e herësit zgjedhor dhe votimi i diasporës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




