Katar 2022, SHBA dhe Meksika presin biletat

Uncategorized | 5 vite më parë

Festojnë SHBA dhe Meksika në ndeshjet e fundit eleminatore të Kupës së Botës pasi siguruan biletat e fazës finale Katar 2022. Pas vendit të parë të Kanadasë ishte radha e fqinjëve të tyre amerikanë për të siguruar një tjetër Botëror. Ishte Kosta Rika që kaloi 2-0 amerikanët por për fat të keq, ky sukses nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin pasi amerikanët kalojnë falë golavarashit më të mirë duke e shtyrë ekipin kundërshtar në play off ku gjen Zelandën e Re pas suksesit 5-0 që këta të fundit arritën ndaj Ishujve Solomon.

Në këtë mënyrë, SHBA zbret në vendin e tretë të Concacaf por sërish i mjaftueshëm për të vazhduar përpara. Nuk hasi aspak vështirësi Meksika në ndeshjen e fundit kundër El Salvador. 2-0, sukes i pastër për meksikanët të cilët kaluan menjëherë në avantazh me autor Antunan.

3-pikëshin e hipotekuan vendasit në fundin e pjesës së parë kur Jimenez nga largësia e 11 metrave dyfishoi shifrat. Tasshmë që janë zbardhur edhe dy emra por edhe skuadrat e njërës prej ndeshjeve play off, pikëpyetjet e fundit janë në përballjen mes Perusë dhe njërës prej fituesve të çiftit Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe dhe play offi i fitueses Skoci-Ukrainë me Uellsin në pritje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme