Kim takim me Rrumbullakun: Policia rol vendimtar në mbajtjen e një procesi zgjedhor të rregullt

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Gjatë takimit fokusi ka qenë pikërisht në forcimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës.
Ambasadorja Kim ka theksuar gjithashtu edhe rolin e rëndësishëm që Policia e Shtetit ka në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor të rregullt më 14 maj.
“Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Më 14 maj në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet vendore, ku ndërkombëtarët kanë vënë theksin në një proces të rregullt, të lirë dhe në respektimin me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




