Koalicion me Berishën-Bashën-Metën? Shehaj: Nuk shoh vetëm zgjedhjet e 2025

Politikë | 2 vite më parë

Ndonëse jo me një vendim të prerë, Agron Shehaj la të kuptohet se nuk sheh një koalicion të partisë së tij “Mundësia” me PD-në e Rithemelimit, PD-në zyrtare dhe PL-në.

Në studionin e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Shehaj tha se bashkimi i opozitës është provuar përgjatë këtyre 11 viteve dhe se nuk kanë mundur ta rrëzojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Ai argumentoi se zgjidhja më e mirë në këtë pikë është që të punohet për një projekt politik ndryshe.

“Unë nuk po shoh vetëm zgjedhjet e ardhshme, kam dalë nga PD sepse nuk isha më i bindur nuk kisha më besim. Nuk jemi akoma në atë fazë, në fazën e strategjisë. Nuk ka vendim dhe nuk është çështja mbi të cilën ne po diskutojmë dhe po arsyetojmë. Nuk është e thënë që ai bashkimi në front do mjaftonte për të rrëzuar Ramën. Nëse jemi të bindur që bashkimi nuk është i mjaftueshëm, atëherë në këtë pikë është më e rëndësishme të punohet me një projekt politik që ndryshon, unë nuk po them që është marrë vendimi, çështja është që ne me bashkimin e kemi provuar 11 vite dhe ai jo vetëm që nuk është rrëzuar, por është forcuar”, tha Shehaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme