Kombinime virusesh dhe mbivendosje, 400 vizita në 24 orë te urgjenca pediatrike në QSUT

Bashkëqarkullimi i disa viruseve respiratore ka sjellë njëkohësisht mbivendosje virale, ndërsa është rritur fluksi i pacientëve e në urgjencën pediatrike të QSUT.
“Përgjatë shërbimit 24 orë numërohen diku te 300–400 vizita, përfshirë vizitat që i lëmë për rikontroll. Sidomos bebet e vogla me virusin Sinsicial janë më të predispozuara që të bëjnë edhe ndërlikime të patologjisë bazë,” thotë mjekja e urgjencës, Lori Gjoni.
Ajo tregon se pandemisë kemi ndryshim të rendit të sëmundshmërisë dhe veprim të njëkohshëm të virusit në disa organe.
“Gjejmë prezente viroza të cilat veprojnë njëherazi në disa organe dhe janë tv predispozuara që të krijojnë kushte të caktuara të terrenit në organizëm për të ftuar viroza të tjera dhe për të përforcuar veprimin e tyre viral,” thotë Dr. Gjoni.
Kombinimi i viruseve e bën të vështirë diagnozën, ndaj mjekët trajtojnë simptomat, por nuk përjashtohet edhe mundësia e qarkullimit të variantit të fundit të COVID “JN1”.
“Komplikacionet e rrjedhura, duke qenë se është nënvariant i ri, janë deri diku befasuese në pikëpamjen praktiko-klinike,” shton ajo.
Kjo situatë ka rritur edhe shtrimet në spital.
“Hera-herës Kemi edhe rezaurime të kapaciteteve, sepse piku viral referon i tillë nga problematika, por që arrihet të përballohet,” thotë mjekja Gjoni.
Mjekët apelojnë për adresimin e nevojave të para drejt mjekut të familjes dhe atij specialist që situata të vendoset nën kontroll.
“Nëse dy katet e shëndetësi-bërjes, zyra e mjekut të familjes dhe e mjekut specialist në poliklinikë gjykojnë se në baza të forta të argumentit profesional, delegimin e rastit në QSUT, atëherë ky duhet të përbëjë një kusht të panegociueshëm dhe të domosdoshëm të ardhjes së rastit,” shton znj. Gjoni.
Sipas mjekëve të urgjencave jemi në një situatë të pikut viral, por nuk ka vend për panik, pasi ky është një aktivitet normal i infeksioneve në këtë periudhë, e cila është menaxhuar gjithmonë nga sistemi.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




