Komisioni i Ekonomisë jep ‘OK’ për formulën e re, referencë për pagat e gjyqtarëve do merret paga e Presidentit

Politikë | 3 vite më parë

Në tryezën e Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Financa ishte sot drafti “Për një ndryshim në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 

Projektligji në frymën e tij synon përmirësimin e statusit të gjyqtarit por duke garantuar që pagat dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vijnë në zbatim të sistemit të referencës së pagave.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, paga e magjistratit do të jetë 153 mijë lekë në muaj çka është më e lartë se çfarë parashikohej me ndryshimet e vitit 2021.

Ky projektligj vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2022, e cila me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve vendosi të qartësojë pasojat që vijnë nga ndryshimet ligjore te viti 2021 të cilat sollën një ulje të pagës bruto për magjistratët.

Gazetar: Omer Saraçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme