Komisioni i Rithemelimit: Injoroni vendimet e deputetit Basha

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me shkarkimin, e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Palokës, 5 anëtarëve të kryesisë së PD-së e 4 sekretarëve. Komisioni i Rithemelimit i cili u krijua në Kuvendin e thirrur nga Berisha u bën thirrje atyre që t’i injorojnë këto njoftime.

“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e përjashtimit ka marrë fund!  Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!”- njofton Komisioni i Rithemelimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme