Komisioni për dezinformimin, Zhupa: S’mund të kalojë në mënyrë të njëanshme, ka kompetenca të dyshimta

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar nga Kuvendi se komisioni për dezinformimin, do duhej që së pari të diskutohej me grupet e interesit, opozitën, dhe median. Sipas Zhupës, komisioni ka kompetenca të dyshimta dhe se sipas saj qeveria synon që përmes të ngritjes së këtij komisioni të kontrollojë mediat.
“Komisioni për dezinformimin: ky komision s’mund të kalojë në mënyrë të njëanshme, që një problem perëndimor të zgjidhet me metoda antiperëndimore dhe enveriste.
Nëse keni qëllimin e mirë, ta diskutoni me opozitën, grupet e interesit, mediat. S’mund ta bëni në mënyrë të njëanshme. Komisioni ka kompetenca të dyshimta. Keni një komision të medias që mund t’i shtoni kompetenca por jo, ju ngrini një komision ad-hoc me afat 1-vjeçar deri në zgjedhje, a thua se këto problematika zgjidhen brenda një viti”, tha Zhupa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




