Konflikti i Izraelit me Palestinën/ Mblidhen liderët e BE-së, pritet të dalin me një qëndrim

Botë | 3 vite më parë

27 liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në selinë e Këshillit Evropian të cilët do të diskutojnë konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.

Pas javësh me pikëpamje të ndryshme, liderët e BE-së do të jenë të prirur të shkojnë drejt një fronti të bashkuar.

“Ne duam që vrasja dhe dhuna të ndalen, në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hyjë në Gaza, ku po vuajnë njerëzit e pafajshëm palestinezë”, tha kryeministri irlandez Leo Varadkar.

Por vendet evropiane kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për Lindjen e Mesme.

Spanja, Portugalia dhe Irlanda janë më të harmonizuara me kauzën palestineze – dhe po bëjnë thirrje për një armëpushim.

Por vende të tjera – përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Hungarinë – kanë një qëndrim më pro-izraelit dhe janë kundër një armëpushimi.

Megjithëse Bashkimi Evropian mund të bëjë apel për një pauzë humanitare, ose pauza të shkurtra, kjo do të jetë e vështirë të arrihet.

Dhe kur më në fund të dalin me një deklaratë, sigurisht që BE-ja mund të bëjë vetëm presion diplomatik mbi Izraelin.

Ndërsa liderët e BE-së fillojnë diskutimet e tyre pas dyerve të mbyllura, prisni që ky të jetë një negocim i gjatë dhe i ndërlikuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme