Konflikti Izrael–Palestinë, DASH thirrje amerikanëve që jetojnë jashtë: Bëni kujdes

Botë | 3 vite më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që jetojnë jashtë SHBA-së që të bëjnë kujdes të shtuar, teksa përmend “tensionet e rritura në vende të ndryshme në mbarë botën, potencialin për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve amerikanë”.

Alarmi vjen pasi protestat kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme si përgjigje ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Departamenti i Shtetit ka ngritur në nivelin alarmin mbi udhëtimet për Libanin dhe Izraelin, ndërsa ka autorizuar personelin të qeverisë amerikane dhe anëtarët e tyre të familjes që të largohen.

Departamenti i Shtetit lëshoi për herë të fundit këtë lloj alarmi në gusht 2022 pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ajman al-Zauahiri (o. Ayman al-Zawahiri), duke paralajmëruar se “përkrahësit e al-Kaidës, ose organizatat terroriste të lidhura me të, mund të kërkojnë të sulmojnë objektet e SHBA-së, personelit ose qytetarëve.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme