Konkursi i gjuhës shqipe në Lezhë, katër shkolla do të përfaqësojnë veriun në finalen kombëtare

Arsim | 8 muaj më parë

Shkollat 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë, “Ismail Qemali” në Shkodër, “Bajram Curri” në Kukës dhe shkolla “Nr. 3” në Laç janë katër institucionet arsimore që do të përfaqësojnë Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë në finalen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.

Ceremonia e shpalljes së fituesve u organizua në Lezhë, në një aktivitet ku u vlerësua përkushtimi i nxënësve dhe mësuesve në promovimin e përdorimit të saktë dhe të pasur të gjuhës shqipe.

Drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, u shpreh për RTSH se, “të rinjtë kanë spikatur talent të jashtëzakonshëm jo vetëm në interpretim, por edhe në prezantim të projekteve që janë shumë mbresëlënëse. Qëllimi dhe mesazhi që neve duhet të përcjellim nëpërmjet këtij konkursi është që realisht nxënësit tanë të edukohen me dashuri për të bukurën, për të dlirën dhe për të pasur gjuhën tonë shqipe.”

Në edicionin e katërt të këtij konkursi morën pjesë 114 shkolla dhe 670 nxënës nga 10 zyra arsimore që përfshihen në juridiksionin e drejtorisë rajonale, e cila mbulon qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme