Konte i përgjigjet Klop: Të mendojë për skuadrën e tij

Angli | 4 vite më parë

Edhe nëse më pas do të kërkonte falje (“Kam gabuar. Ishte thjesht ndjenja ime në atë moment. Nuk mund ta respektoja më shumë Antonion, për atë që bën dhe për mënyrën se si i organizon skuadrat”), Jurgen Klopp I lejoi vetes fliste me fjalë kritike ndaj paraqitjes së Tottenham kundër Liverpool-it të tij: “Nuk më pëlqen ky lloj futbolli”.

Antonio Conte nuk humbi rastin të përgjigjet: “Nëse mendon për kundërshtarin, do të thotë se dëshiron të gjesh një justifikim, një alibi, sepse diçka nuk shkoi mirë. Pas ndeshjes kundër Reds, lojtarët e mi u zhgënjyen sepse ndjenë mundësinë e fitores. Ne e analizuam ndeshjen të nesërmen dhe nëse kishte ndonjë skuadër që e meritonte të fitonte ishte Tottenham dhe jo Liverpool”.

“Klopp e kuptoi se fitoi një pikë, jo humbi dy. Në të njëjtën kohë, unë mendoj se Jurgen është një person i zgjuar dhe ishte e qartë se ai ishte pak i frustruar pas lojës. Për një trajner të nivelit të lartë, është e rëndësishme të mësojë se më pas në një ndeshja është e rëndësishme të fokusohesh te skuadra e tij jo te kundërshtari”, përfundoi Conte.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme