Korçë, nis vjelja e qershive

Në Mollaj kanë nisur vjelja e qershisë, duke shënuar fillimin e mbledhjes së këtij prodhimi në zonë.
Kultivari i zgjedhur nga fermerët është “burlat”. Ai ka arritur pjekjen dhe prodhimi këtë vit është cilësor. Ai është i padëmtuar nga agjentët atmosferikë dhe sëmundjet.
Kjo për faktin se pemtoret nuk janë prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Fermerët thonë se problem për ta mbetet mungesa e fuqisë puntore, pasi prodhimi është i bollshëm. Më së shumti ai shitet në tregun vendas.
Sipas të dhënave nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Qarkun e Korçës janë mbjellur mbi 500 HA me qershi, por në prodhim janë 441 HA.
Gazetare Geralda Sali
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




