KQZ çon në Prokurori 30 kandidatë dhe anëtarë këshillash bashkiakë për hetim të thelluar

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të çojë në Prokurorinë e Përgjithshme 30 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshillat bashkiakë, për verifikimin e pastërtisë së figurës.

Kreu i KQZ ka bërë me dije këtë të mërkurë (12 prill) se do të dërgojë në Prokurorinë e Përgjithshme këkresën për hetim të thelluar ndaj 30 kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, nga të cilat 8 nga Partia Socialiste, 7 nga Partia Demokratike, 4 nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe 15 nga partitë e tjera.

Sikurse u bë me dije, këta kandidatë në formularët e dekriminalizimit kanë bërë me dije se kanë patur masa shtrënguese në shtete e huaja dhe për këtë arsye, KQZ do i dërgojë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për hetim të thelluar ndaj tyre. Konkretisht janë 30 kandidatë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, disa prej të cilëve: Kreshnik Ajazi për Kuçovën, Qerim Ismailaj për Mallkastrën, Artur Bushi për Krujën, Kristian Shkreli për Vaun e Dejës, Beqir Mulaj për Hasin, janë kandidatët për kryebashkiakë të PS që janë dërguar për verifikim të detajuar. Ndërkohë, për verfikim është dërguar edhe kandidati i PD për Mallkastrën, Agron Kapllanaj. 

Kandidatë për kryetarë bashkie:

Kreshnik Riza Hajdari nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë

Qerim Ismail Ismailaj nga “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër. 

Artur Xheke Bushi nga “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë. 

Kristian Luigj Shkreli nga “Partia Socialiste” për Bashkinë Vau i Dejës. 

Beqir Zek Mulaj nga “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has. 

Rezeart Xhelal Tusha nga “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak. 

Elvis Jani Hajdërlli nga “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll. 

Dhionisios (Alfred) Petro Beleri nga “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë. 

Agron Faslli Kapllanaj nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër. 

Abedin Rasim Oruçi nga “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës. 

Kandidatë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë:

Arjan Liman Xheta nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Ertor Ndue Ndreu nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë. 

Euland Haki Daja nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak. 

Fatlind Bujar Sokolaj nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë. 

Ylli Rushit Xhafa nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Syrja Yzedin Çobo nga “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat. 

Adriatik Kadri Sallahu nga Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë. 

Pashk Gjergj Gjetaj nga Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë. 

Sokol Abedin Kullolli nga “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh. 

Afrim Ali Kica nga Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë. 

Kreshnik Faslli Myrtollari nga Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

Arbis Arif Vjerdha nga Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër. 

Armelin Qazim Koni nga Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak. 

Arsen Tare Belaj nga Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë. 

Ali Hekuran Gjeta nga Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë. 

Marceljo Sami Marra nga Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kuçovë. 

Erald Hysen Guna nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë. 

Sokol Mehdi Sava nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër. 

Valter Murat Hasanaj nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë. 

Emil Xhafer Musliaj nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme