KQZ ndalon veprimtaritë me karakter publik të Bashkisë Belsh

Politikë | 4 vite më parë

KQZ vendos për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Belsh. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në përfundim të shqyrtimit ka marrë vendimin ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik, të raportuar nga Bashkia Belsh.

“Vendos ndalimin e zhvillimit të veprimtarive publike me temë: a) “Takim në familje të ndryshme”; b) “Takim me banorët e fshatit Qafë Shkallë”, c) “Takim prezantues”, “Takim me banorët e fshatit Shkendi. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nga të dhënat e paraqitura në raportim ka konstatuar se, aktivitetet e raportuara nga institucioni publik, Bashkia Belsh janë raportuar jashtë afatit ligjor”- thuhet në njoftim.

KQZ njofton edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive, që të mos lejojë transmetimin apo pasqyrimin në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione të këtyre aktiviteteve.

Sipas ligjit, institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme