KQZ përcakton rregullat për votimin dhe numërimin elektronik në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë

Politikë | 4 vite më parë

Në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë, do të realizohet votimi dhe numërimin elektronik për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, procesi i votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit të zgjedhësve (PEVN), në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Gjithashtu, Komisioni Rregullator miratoi rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN).

Sipas një njoftimi për shtyp, vendimi përcakton procedurën e dorëzimit të PEVN-ve KQV-ve përkatëse, ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik, nga ana e KQZ-së, së bashku me kutitë shoqëruese, që mundësojnë votimin elektronik, procesverbalet dhe dokumentacionin e punës. Hapja e procesit të votimit nëpërmjet PEVN kryhet nga personeli teknik, i ngarkuar nga KQZ.

Në rastet kur transmetimi, për arsye teknike që lidhen me PEVN ose me modemin nuk ndodh, procesi i nxjerrjes së rezultateve do të kryhet manualisht. Rezultati paraprak nxirret dhe publikohet, pasi është dërguar në KQZ.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme