KQZ urdhëron deri të premten hiqni posterat që s’kanë shënimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit”

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka urdhëruar që Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të heqë të gjithë posterat propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore këtij subjekti politik”.
Në mbledhjen e KQZ më 3 maj, Celibashi tha se të gjitha posterat e kujtdo partie do të hiqen deri të premten në orën 24.00.
“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektive të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.
Më herët Celibashi u kërkoi bashkive në vend që të përcaktonin vendet ku të vendosen materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




