Kraja: Berisha nuk e refuzoi drejtësinë. Do të vazhdojë betejën ligjore dhe politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit” Akil Kraja, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH, se Berisha nuk do ta refuzojë drejtësinë, si dhe do të vazhdojë betejën ligjore dhe politike
“Pavarësisht se gjyqtarja Irena Gjoka ka gënjyer publikisht se ka qenë e shkarkuar nga ish- presidenti Berisha, kryetari i opozitës e njohu vendimin e Kuvendit. Gjyqatarja gënjen, avoktatët dalin karagjozë në punën e tyre. Kemi të bëjmë me një proces politik që shtrihet dhe te vula që synon të godasë lidershipin. Qëllimi është të kemi një opozitë të emëruar.”, tha Kraja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



