Kreu i PD Basha, emëron kryetarët e rinj të degëve

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike vendos në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëarët e kryesisë qendrore, anëtarët e Këshillit Kombëtar apo anëtar të kryesive të Degëve. Në degën e PD-së në Devoll është emëruar Bledion Nallbati, në Shijak është emëruar, Red Varaku. Ndërkohë degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e PDSH. Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme