Kreu i PD Basha: Ndjesë pronarëve në emër të PD, për vendimet tona të vonuara

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi mediat ditën e sotme, ka folur në lidhje me çështjen e pronave. Në nisje të fjalës së tij Basha kërkoi ndjesë në emër të PD-së për vendimet e vonuara dhe problemet me pronat.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Në nisje të debatit politik për këtë çështje e kam thënë dhe do e them. Iu lutem pronarë pranojeni këtë dhe si ndjesë në emër të PD, për vonesat për problemet me të cilat jeni hasur në kalvarin tuaj 30 vjeçar edhe për shkak të vendimeve tona të vonuara. As të përndjekurit dhe pronarët s’kishin dhe s’kanë si ta kërkojnë përvveçse te shtëpia e lirisë që është PD. Edhe pse disa prej shtrembërimeve të mos kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë kjo do ishte një ndjesë e merituar sepse ne u kemi dalë zot dhe do u dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politikë. Këtë ndjesë e kemi shoqëruar me ndjekjen e të gjitha hapave politikë pas 25 prillit. Koha që ka rrjedhur jo vetëm që s’i ka shëruar plagët, por i ka bërë ato edhe më komplekse. Proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime në zona rurale dhe urbane. Ju siguroj sot, ju dhe të gjithë ata përfaqësues që s’na ndjekin për shkak të masave anti covid dhe çdo pronar shqiptar se pas 25 prillit qeveria e zgjedhur me votën tuaj do ketë vullnetin që ndjesën për vonesën dhe moszgjidhjen e probleme ta kthejnë në plan konkret”, tha Basha.

Ai  tha se do shfuqizojnë ligjet aktuale mbi pronat dhe do të bëjnë kuadër të ri.

“Më lejoni të ndaj tre shtylla kryesore të besimit, të parimeve, të themeleve të Parisë Demokratike, që besoj janë edhe themelet e shëndosha të pronarëve, të shoqatave, të përfaqësuesve dhe të familjeve shqiptare në tërësi dhe padiskutim edhe familjeve të pronarëve në veçanti. Vlera e parë, është vlera e patjetërsueshme e pronës. Ne besojmë tek prona si themel i organizimit shoqëror. Ne besojmë tek familja, ne besojmë tek liria. Familja, prona dhe liria të lidhura të treja bashkë janë themeli i një shoqërie të shëndetshme, e cila në harmoni arrin të realizoj potencialin e saj të plotë. Familja, prona dhe liria janë tre shtylla rreth të cilave është ndërtuar progresi i jashtëzakonshëm i vendeve të BE-së, të cilët dëshirojmë ti përkasim dhe drejt të cilit, për fat të keq, po largohen sot shqiptarët me ritme si asnjëherë më parë në të paktën dy dekada e gjysmë. Prona dhe liria janë të lidhura, natyrisht dhe familja është e lidhur me to. Më lejoni fare shkurtimisht të prezantoj para jush qëndrimet tona sa i përket programit politik të Partisë Demokratike dhe zbatimit të këtij programi pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve të ç’pronësuar dhe sot dua të konfirmojmë angazhimin tonë për realizimin dhe përmbushjen e parimeve referuar detyrimeve kushtetuese sa më poshtë: t’i jepet fund debatit të pa drejtë të gjatë dhe hipokrit mbi pronat dhe krimit të menjëhershëm të një sistemi dhe mekanizmi të besueshëm që do të shërbejë për këtë qëllim.

 Ne do të sigurojmë që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe do të jetë më efiçensë të plotë ndaj pronarëve dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, që janë të pandershme dhe do të nisim hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë. Shfuqizim tërësor i ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa i takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës.

Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi te cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur. Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri i ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi i pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë i pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike, sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar. Garantimi dhe respektimi i titujve të pronësisë referuar një vendimi te formës së prerë administrativ apo gjyqësor, të cilët në asnjë rast nuk do të preken pa një proces të rregullt ligjor. Garantimi i ekzekutimit të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara duke ju referuar zërit kadastral të përcaktuar në to. Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive. Kërkesat e pa trajtuara do ti nënshtrohen ligjit në kohën në fuqi në kohën e depozitimit të kërkesës në agjenci, ndërsa ekzekutimi do të kryhet në të njëjtën skema si rastet e ekzekutimit të vendimeve të tjera përfundimtare. Kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative, si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore, të cilat do të mbarten nga shteti”, tha Basha.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme