Krifca: Miratuam vendimin për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike

Në mbledhjen e kësaj të mërkure (24 maj), Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se ndryshimet erdhën si pasojë e kërkesave nga grupet e interesit, për të përfituar nga paketa fiskale.
Me hyrjen në fuqi të kësaj pakete në janar të vitit 2019, subjekteve të agroturizmit i është reduktuar TVSH në 6%, ndërsa i është hequr edhe taksa e infrastrukturës.
“Bujqësia ka miratuar një vendim për ndryshimin e kritereve dhe procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike. Ka ardhur ky ndryshim si pasojë e kërkesave të grupeve të interesit, bujtinave, bizneseve familjare që duan të përfitojnë nga një politikë fiskale. Kemi bërë të mundur të japim një paketë fiskale që i favorizon ata me incentiva konkrete si TVSH 6%, taksa e infrastrukturës zero. Kjo ka ndihmuar agroturizmat të kenë interes të certifikohen që të përfitojnë nga kjo paketë fiskale. Janë 80 mln euro të ardhura të gjeneruara në vit nga agroturizmi i cili ndihmon bujqësinë sepse krijon një lloj magneti për të tërhequr rininë për të punuar në fshat për të qëndruar në vendlindjen e tyre”, tha Krifca.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




