Kryemadhi: Rama i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Korçë ku zhvilloi një takim me të rinj të këtij qyteti. Ajo ka akuzuar qeverinë se po lë qytetarët në mëshirë të fatit, pasi rrugët janë të bllokuara. Kryemadhi hodhi akuza edhe ndaj Bashkisë së Korçës se nuk po bën sa duhet për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të reshjeve, ndërsa u ankua se për 3 km rrugë bëri 3 orë e gjysmë.
“Kafen e mëngjesit e kemi nisur që në orën 8 e gjysmë, por pas një peripecie dhe sakrifice shumë të madhe arritëm të takoheshim. Rrugët shumë të bllokuara, mundësia e lëvizjes shumë e vogël. Në fakt dje kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me një shokun tim, Nikolin Shtjefni i cili donte të ikte në shtëpi, por ka ngelur me orë të tëra në rrugën nacionale të Lezhës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Qafë Thanë e në të gjitha rrugët. Në këtu jemi për të biseduar se pavarësisht vështirësive që kemi gjatë gjithë kohës, qoftë ju që jeni studentë me provime, maturantët që kanë provimet, ne që merremi me fushata, jemi të gjithë në një pikë të përbashkët, për të sensibilizuar njerëzit shpi më shpi, për ti dërguar në 25 prill në kutitëve e votimit. Nuk na ndal asgjë, bora na jep frymëzim. Kur po vija rrugës, pyeta kush e ka administrimin e qytetit për të pastruar rrugët. Sepse që të vish për 3 km dhe ta bësh për 1 orë e gjysmë është e tmerrshme. Pra këtu merren paratë, ju paguani taksa pastrimi, taksë gjelbërimi, paguani taksat e biznesit dhe kur vjen puna kompania që ka fituar tenderin përdor mjetet e bashkisë, merr paratë e bashkisë dhe prapë nuk e pastron.“, deklaroi Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




