Kryemadhi: Synimi i LSI-së, arsimi dhe punësimi i të rinjve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka prezantuar një nga pikat kryesore të programit të LSI-së, që është arsimi dhe punësimi i të rinjve. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se investimi në arsim është më i rëndësishmi që mund të bëjë shoqëria jonë për të tashme dhe të ardhmen.“Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim. Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj. #ShqipëriaShtëpiaJuaj”, shkruan Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




