Kryeministri Rama nga Elbasani: Hipoteka dhe legalizimet online

Kryeministri Edi Rama, është ditën e sotme në Elbasan, në një takim publik mbi bashkëqeverisjen. Gjatë fjalës së tij zoti Rama është shprehur se shumë shpejt hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online. Sipas tij, me këtë shërbim nuk do të ketë nevojë për mik e për shok, duke shmangur kështu korrupsionin, teksa ka vënë theksin tek portli e-Albania, si shumë fuksional dhe fasilitues.
“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijnë në kompjuter, pa pasur nevojë për letër fizike. S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj, që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur që nëse nuk reagon adminitrata, lë gjurmë. Mëparë i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo. Tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet si përgjegjësi e administatës, dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



