Kryeministri Rama, takim me kandidatë për deputetë, që do të përfaqësojnë PS në parlamentin e ardhshëm

Politikë | 6 vite më parë

Në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm. Zoti Rama thotë se 25 prilli do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse, sipas tij, “do të ngecim në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë”. Rama theksoi se mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh, por skemi bërë sa duhet, pasi ky mandat u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia. Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Grupi jonë me profile të reja, për çdo rol dhe është gati të bëjë më shumë”, tha Rama.

Ndërkohë ai tha se PS nuk është parti kastash të vjetra sherresh e konfliktesh.

“Nuk i kemi bërë mirë të gjitha, dhe s’do bënim aq sa do donim nëse ky mandat s’do ishte thyer në mes nga tërmeti apo pandemia. Por askush nuk e vë në diskutim që nuk jemi kursyer në përpjekjet tona. Kam qenë me mish e shpirt në plotësimin e çdo nevoje për shqiptarët. Ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh por kemi më shumë lojtarë të aftë se  sa vende për të luajtur. Skuadra jonë duhet të jetë në lartësinë e sfidës, të ripërtëritjes me lojtarë të rinj, që sjellin ide të reja. Formacioni i skuadrës tonë duhet të japë mesazhe të reja. Unë besoj që gjatë drejtimit tim, PS e ka konsoliduar frymën e re, nuk jemi parti kastash të vjetra sherresh e konfliktesh. Ne na duhen deputetë që zgjidhin sa më mirë hallet e njerëzve. Që japin kontribut pozitiv në frymën e skuadrës. Për ndeshjen e 25 prillit, kemi krijuar një proces të ri inovativ, për të gjithë ata që kanë kurajon që duan të jenë pjesë e skuadrës sonë. Kemi pritur 1581 individë që kanë shprehur bindjen për të ofruar gadishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë. Procesi ka kaluar disa etapa, dhe më vjen mirë që takohem me disa prej atyre që janë zgjedhur për skuadrën tonë”, theksoi zoti Rama..

Të pranishëm janë në këtë aktivitet ishin edhe sekretari Përgjithshëm, Taulant Balla, kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme