Kryenegociatoria Dhuka: Shqiptarët e Greqisë janë qytetarë të barabartë të Greqisë Evropiane

Kryenegociatoria e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ,Majlinda Dhuka në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli për prejardhjen e saj, duke thënë se “është vajza e një babai minoritar gjithashtu u shpreh se është krenare për shqiptarët e Greqisë sepse tani janë qytetare të barabartë të Greqisë Evropiane.
“Të dashur miq jam shumë e emocionuar që jam me ju sot këtu. Jam Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit për integrimin evropian dhe Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në BE. Unë jam vajza e një babai minoritar nga Dervicani në Dropull, kam pasur fatin ti mësoj dhe të rritem me të dyja gjuhët, studimet e mia i kam kryer në Shqipëri dhe në Greqi.
Greqia nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik por një partner shumë i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Ndihem shumë e privilegjuar që të përfaqësoj Shqipërinë në krye të negociatave për anetarsim në BE dhe jam shumë krenare t’ju them sot se skuadra jonë ka fituar konsideratën me të lartë të partnerëve evropian në tryezën e negociatave në anëtarësimin e BE. Shqipëria sot është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës shekullore dhe amanetit të rilindësve. Ju shqiptarët e Greqisë jeni shembulli me kuptim plotë sepse nga njerëz që ju shihnin me sytë e paragjykimit në qytetarë të barabartë të Greqisë evropiane”, u shpreh Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




