Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, pret raportuesin e PE-së për Shqipërinë

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti të hënën në Kryesinë e Kuvendit raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Spiropali, gjatë këtij takimi, e informoi raportuesin Schieder mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë.

“Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithë përfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes evropiane”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se ambicia për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme