Kryetarja e Prezencës së OSBE-së, Pasztory: Lavdërojmë aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin

Politikë | 3 vite më parë

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, falënderoi të mërkurën, kryetaren e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATOS-s, Mimi Kodheli, për mundësinë për të folur në takimin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Pasztory u shpreh se kjo ishte një mundësi për të lavdëruar gatishmërinë dhe aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin fokusuar te kontratat publike dhe ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, kushdo qofshin.

“Një mundësi për të lavdëruar gatishmërinë dhe aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin fokusuar te kontratat publike dhe ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, kushdo qofshin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj. OSBE-ja është këtu për të ndihmuar institucionet gjyqësore e ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE-së. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme