Kthupi-Krajës: Kush është PD? Pse nuk regjistroheni? Kraja: Kemi presion politik nga Rama

Politikë | 3 vite më parë

Në studion e emisionit “3D” është krijuar debat mes Avokat Rezart Kthupi dhe Anëtarit të Këshillit Kombëtar për Rithemelim Akil Kraja.  

Debatit kishte të bënte se përse PD-ja nuk shkoi të regjistrohet në KQZ as në shtator dhe as për zgjedhjet e Kukësit.

“Kush është partia demokratike? Me këtë vendimin e shkallës së parë pse nuk shkoni të regjistroheni në KQZ? Pse nuk u regjistruat në KQZ në shtator, për zgjedhjet e Kukësit?

Nuk bëj interpretim mbi vendimin e gjykatës. Një vendim gjykate është e detyrueshme për tu zbatuar”, tha avokat Kthupi.

Ndërsa Anëtari i Këshillit Kombëtar për Rithemelimin Akil Kraja theksoi se presioni politik nga qeverisja Rama krijoi trysni mbi opozitën.

“Si në rastin e Kukësit si në rastin e fundit jemi në një realitet ku presioni politik nga qeverisja Rama bën që opozita e vërtet të jetë nën trysni. Ai e pa që bashkimi i qytetarëve rreth liderit Sali Berisha po merrte opozitën nga peng marrja e Bashes dhe për pasojë bëri këto lëvizje”, tha Kraja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme