Kukës/ Disa fshatra pa energji elektrike, rrugët e kalueshme vetëm me zinxhirë

Situata në Qarkun e Kukësit, këtë të diel duket se është më e qetë, pasi dhe intensiteti i borës është ulur ndjeshëm.
Pavarësisht kësaj, reshjet e dendura të borës gjatë ditës së djeshme kanë krijuar disa problematika, që vazhdojnë edhe sot.
Raportohet se në Bashkinë Kukës rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, përveç rrugëve të Njësisë Administrative Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis të cilat janë të bllokuara.
Ndërsa, furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç në nNjësitë Administartive Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren, në bashkinë e Kukësit.
Në Bashkinë Tropojë, furnizimi me energji elektrike aktualisht është ndërprerë në Njësitë Administrative Bytyq dhe Llugaj.
Në bashkinë e Hasit, ky problem është në Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



