Kukësi përfshihet nga reshjet e borës. Rrugët e kalueshme, disa fshatra pa energji elektrike

Aktualitet | 3 vite më parë

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në qarkun e Kukësit, ku në zonat e thella malore trashësia shkon mbi 20 cm.

Si pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Pa energji kanë mbetur Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës,  Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Subjektet kontraktore po punojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve duke bërë që rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme normalisht.

Edhe nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk raportohet për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës. Po ashtu furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme