Kushi ftesë të rinjve të shkruajnë saktë e qartë gjuhën shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke u bërë të rinjve edhe një thirrje në lidhje me drejtshkrimin.
Kushi tha se ” është krenari të kujtosh ata 50 delegatë të Kongresit të Manastirit”. “Sot përkujtojmë 113 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të shënuara të kombit shqiptar. Është krenari të kujtosh ata 50 delegatë të Kongresit të Manastirit, të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët na lanë si trashëgimi një thesar kaq të çmuar, si Alfabetin tonë”, thekson Kushi.
Duke iu drejtuar të rinjve, ministrja Kushi tha “le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe. Gëzuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë”.
Në Kongresin e Manastirit, që u mbajt nga 14-22 nëntor të vitit 1908 u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe. Ai vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




