LDK hap fushatën me Vjosa Osmanin, ish-presidentja bën thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te “Rugovizmi”
Me një fjalim të mbushur me simbolikë shtet formuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim kombëtar, kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani, hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit. Osmani e ndërtoi të gjithë fjalimin rreth një mesazhi të vetëm: “Bashkimit”.
“Kjo nuk është thirrje për një parti. Është thirrje për Kosovën”, deklaroi ajo mes brohorive të turmës.
Osmani paraqiti Rugovizmin jo si nostalgji historike, por si projekt modern politik për të ardhmen e Kosovës.
“Rugovizmi nuk është relikt i së kaluarës. Është ideja më moderne që ka njohur politika shqiptare”, deklaroi ajo.
Në pjesën më të fortë të fjalimit, kandidatja e LDK-së e lidhi fatin strategjik të Kosovës me aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrimin euroatlantik, duke e cilësuar këtë orientim “përcaktim historik të Republikës”.
Ndërkohë kreu i PDK-së Lumir Abdixhiu, tha shpalosi premtimet elektorale, ndër të cilat ishin pagat 1000 euro për arsimtarët, 900 euro për ushtarët, policët, zjarrfikësit dhe infermierët, 200 euro ne muaj për të porsalindurit dhe dyfishim të pensioneve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




