Lëkundja e tretë brenda një jave, Afganistani goditet nga tërmeti 6.3 ballë

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ra në afërsi të qytetit të Heratit dhe ishte në një thellësi prej 6.3 km. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef.
Në raportin e saj, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




